Personi që shihni më lart në foto është Enver Bajraktari, personi i cili u gjet nga familjarët e tij një ditë më parë, i vrarë dhe i groposur.

Viktima u gjet në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit të Kosovës, teksa më parë ishte denoncuar i zhdukur nga të afërmit e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila sipas mediave vendase njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë

“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, deklaroi Ahmeti.

Top Channel