TIRANE (AA) - edhe besimtarët muslimanë në Shqipëri nëpër xhamitë e vendit kanë falur namazin e Kurban Bajramit, sipas një protokolli të masave për shkak të pandemisë COVID-19. Ceremonia qendrore e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Xhaminë e Kokonozit në Tiranë me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe klerikëve. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Në praninë e një numri të madh të besimtarëve mëngjesin e sotëm në të gjitha qendrat kryesore të vendeve të rajonit, si dhe më gjerë, me faljen e namazit të Kurban Bajramit ka filluar një nga festat më të mëdha të myslimanëve, Kurban Bajrami.

Besimtarë të shumtë janë mbledhur në xhamitë në kryeqytetet për të falur namazin e Kurban Bajramit, duke respektuar masat ndaj COVID-19. Përjashtuar Kosovën e cila anuloi faljen e namazit nëpër xhami për shkak të situatës epidemiologjike.

Në Elbasan qytetarët e kanë bërë faljen e namazit në sheshin në qendër të qytetit, ku mesa duket nuk janë respektuar sa duhet rregullat e kërkuara.