Edicioni i dytë i “Festës se Shtegtarëve”, ka qenë një mbremje e jashtëzakonshme në Librazhd. Për të dytin vit kjo feste ka bërë bashkë artiste e qytetarë të cilet kanë shijuar çdo çast të kësaj feste. Kreu i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha u shpreh se “Festa e Shtegtarëve” tashmë do të kthehet në traditë, për të  bërë bashkë të gjithë ata që  dinë si të argëtohen. Disha falenderon artistët e mrekullueshëm që ishin mbrëmjen e 21 Gushtit në qendër të qytetit.

Statusi tij: ” Një mbrëmje e jashtëzakonshme me edicionin e dytë të “Festa e Shtegtarëve”. 🦅

Falenderoj të gjithë artistët e mrekullueshëm që ishin me ne sonte në qendër të qytetit. Librazhdi, jeni të mrekullueshëm! ❤️ ”

 

Elbasaninews.al