Në vijim të traditës për festat e fundvitit, Balla ishte pranë fëmijëve të kësaj qendre edhe pse në kushtet e diktuara nga situata e pandemisë nuk u organizua dot një festë e mirëfilltë si çdo vit.
Balla tha se “në Elbasan në qendrat komunitare tregohet një kujdes i veçantë për fëmijët që vijnë nga familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike ose nga komunitet rome dhe egjiptiane”.
“Nuk munguan edhe dhuratat, por këtë vit nuk mundëm t’u organizojmë një festë të mirëfilltë”, tha ai.



























