ATSH/ Furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike i qytetarëve mbetet prioritet i punës së OSHEE-së, e cila ndodhet në terren për të riparuar në kohë çdo defekt të mundshëm.
Grupet e teknikës po e kalojnë festën e Krishtlindjeve në punë, për të evituar çdo situatë problematike.
OSHEE është vendosur në gatishmëri për të riparuar në kohë çdo defekt që mund të vijë nga mbingarkesa në rrjet dhe kushtet e motit, për t’i siguruar në këtë mënyrë qytetarëve furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.



























