Me veshjet kombëtare, me flamuj në duar, xhamadanë e shamia, nxënësit e kopshteve dhe shkollave në bashkinë e Elbasanit, kanë nisur festimet për festat e Nëntorit. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka përcjellë atmosferën e ketyre festave nga parapërgatitorë dhe kopshtet e Elbasanit. Në këto ditë festash, atmosfera festive është ndier më së shumti tek kopshtet dhe cerdhet e qytetit, ku fëmijët ndihen më krenarë se kurdoherë,-shprehet Llatja.
Nën kujdesin e mësueseve të tyre fëmijët kanë përgatitur në këto ditë festash këngë, valle, kërcime, me temë patriotike, si edhe punë artistike kushtuar Shpalljes së Pavarësisë.
Keto ditë, ndjenja e patriotizmit dhe dashuria për atdheun vihet në pah më shumë se gjatë ditëve të tjera.
Elbasaninews.al Edlira Xherri