Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka uruar pak minuta më parë mbretëreshës Elizabeth-a II, 94-vjetorin.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

?? I Madhëria Juaj, Elizabeth II,

Në ditëlindjen e 94-të të Madhërisë Tuaj, më lejoni që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira për Madhërinë Tuaj.

Në një përvjetor kaq të rëndësishëm, populli britanik, i gjithë Komonuelthi dhe shumë miliona njerëz në mbarë botën gëzohen, admirojnë dhe nderojnë jetën Tuaj të jashtëzakonshme, udhëheqjen Tuaj të gjatë dhe të dalluar, si dhe angazhimin Tuaj ndërkombëtar dhe publik ndër vite.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për marrëdhëniet e gjata dhe miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Duke ritheksuar urimet e mia më të mira për shëndetin dhe mirëqenien Tuaj si edhe për begatinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë. ????”.

Me 6 shkurt 1952, ditën e vdekjes së atit të saj Xhorxh VI, Elizabeth u shpall nga këshilli për trashëgiminë e fronit si mbretëreshë. Kurorëzimi në fron zyrtarisht u mbajt më 2 qershor 1953 në kishën kryesore anglikane Ëestminster Abbey në Londër, 16 muaj pas vdekjes së babait të saj.

Top Channel