Nga Edlira Xherri
Në kuadër të projekteve IPA, AST Elbasani dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, në bashkëpunim me Bashkinë Peqin (palët shqiptare) dhe partnerë nga Maqedonia e Veriut – si Parku i Galicices, Kryqi i Kuq dhe aktorë të tjerë – Bashkia e Peqinit do të përfitojë një godinë multifunksionale, e cila do të shërbejë si qendër operacionale dhe për trajnimin e personelit.
Kjo qendër do të shërbejë jo vetëm për Qarkun e Elbasanit, por për të gjithë Republikën e Shqipërisë, duke qenë e para dhe e vetmja qendër e ndërtuar deri tani për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor në vend. Godina do të ndërtohet në Qytetin e Peqinit, pranë Rrugës Kombëtare.
Nga ky projekt, Grupi i Kërkim-Shpëtimit të Rajonit të Elbasanit do të përfitojë një mjet Off-Road 4×4 me pajisjet e plota për kërkim-shpëtim, si dhe trajnimin e 10-20 pjesëtarëve të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit, duke rritur kapacitetet operacionale dhe gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në gjithë vendin.




























