Andis Salla rizgjidhet kryebashkiak i Cerrikut me një avantazh të thellë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Servet Duzha. Kandidati i Partisë Socialiste merr 71.20% të votave dhe rivali i tij i opozitës ka siguruar vetëm e 28.80% të votave. Me nje diference me teper se 5000 vota Andis Salla siguroi në këto zgjedhje vendore 8444 vota, ndërsa kandidati Duzha 3416 vota, duke arritur një fitore bindëse. Në bashkinë e Cerrikut ka 37 000 votues dhe u votua ne 58 qendra Votimi. Rreth 12 mije qytetarë shprehen te drejten e tyre per te zgjedhur kandidatin që do t’i drejtojë ne 4 vitet e ardhshme. Vlen te theksohen se kandidati fitues, Andis Salla, do ta drejtoj Cerrikun ne mandatin e tij te dyte, ndersa Cerriku për shkak te investimeve te shumta konsiderohet si nje bashki ku është punuar mire dhe kjo e tregon edhe votebesimin i qytetareve. Sakaq, ne zgjedhjet Parlamentare të vitit 2021 votuan 14 976 qytetarë ku PS mori 59.09 %, ndërsa PD 29.92%, pë rtë vijuar më pas edhe me partitë e tjera.