Më 5 nëntor, në Akademinë e Filmit Marubi në Tiranë do të shfaqet dokumentari “Summers el rebelde” nga dr. Miguel Olid Suero. Ndërsa në datën 6, në të njëjtin destinacion, në Akademinë e Filmit “Marubi”, Suero do të zhvillojë një masterclass dhe një konferencë për shtyp mbi temën “Censura në kinematografinë spanjolle: procesi i përpunimit të një dokumentari”.

 

Për të gjithë të pasionuarit pas sportit, në nëntor, në sallën “Tonin Harapi” tek Liceu Artistik, do të kenë mundësi që të ndjekin një masterclass nga kampioni spanjoll i botës në Fitnes, Miguel Seijo. Të rinjtë do të marrin leksione dhe këshilla për një jetesë sa më sportive, të tregojnë përkushtim, të stërviten dhe të mbajnë një dietë të shëndetshme për një trup të bukur. Miguel do të flasë edhe mbi sfidat dhe arritjet e tij si sportist, duke inkurajuar të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të zhvillojnë zakone të mira për një trup të shëndetshëm.atsh