Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përshëndeti sot emërimin e ish-raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin e Europian dhe ish-eurodeputetit, Knut Fleckenstein në postin e këshilltarit për Integrimin Europian të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Balla i uroi mirëseardhjen Knut Fleckenstein në Shqipëri për të punuar në përmbushjen e detyrave të anëtarësimit në BE.
Sipas Ballës, Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtuar të punojë ngushtë, të aprovojë dhe zbatojë reformat, në koordinim me partnerët tanë kryesorë, në veçanti me BE dhe SHBA.
“Mirësevini përsëri Knut Fleckenstein duke punuar së bashku në këshillimin për të përmbushur detyrat tona të anëtarësimit në BE. Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtuar të punojë ngushtë, të aprovojë dhe zbatojë reformat, reformat në koordinim me partnerët tanë kryesorë si SHBA dhe BE dhe sidomos me ambasadën amerikane në Tiranë”, tha Balla./m.m/ /a.g/