Prej tre javësh, nga hapja e zyrave të e-Shërbime, Bashkia Elbasan ka vënë re një rritje të vazhdueshme të fluksit të qytetarëve që drejtohen për të marrë shërbime të ndryshme.

Çdo javë, numri i qytetarëve që kanë frekuentuar këto zyra ka varion nga 120 deri në 170 qytetarë çdo javë përfitojnë nga shërbimet online pa pagesë dhe asistënca falas e punonjësve tanë.

Shërbimet më të kërkuara janë:

Çertifikatat personale e familjare
Akte gjendjeje civile (lindje, martesë, vdekje)
Vërtetime të ndryshme si banimi, page, pensioni dhe prone.
Shërbime kadastrale
Aplikime për shërbimet e OSHEE
Aplikimet për pasaporta
Shërbimet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore etj.

Vetëm gjatë javës së fundit, mesatarisht çdo ditë janë kryer:

30 aplikime për shërbimet e ASHK

35 aplikime për shërbimet e ISSH

10 aplikime për pasaportë

50 Çertifikata.

10 dëshmi penaliteti

15 aplikime për shërbimet e Zyrës së Punës

20 vërtetime për shërbimet e Tatim-Taksave

25 raste ndihme për mosaksesim të portalit e-Albania.

Përveç lehtësimit të procedurave, e-Shërbimet kanë kursyer shpenzimet e panevojshme të qytetarëve.

Llogaritet që çdo qytetar kursen mesatarisht rreth 2,000 lekë në ditë (nëse llogarisim çmimin e shërbimeve që vendosnin zyrat private), ndërsa me një fluks prej 150–170 qytetarësh, kursimi total shkon nga 300,000 deri në 340,000 lekë në ditë.