BERLIN, 30 prill /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane po planifikon një ligj për përshpejtimin e ndërtimit të terminaleve të importit për Gazin të Lëngshëm Natyror (LNG), pasi Berlini kërkon të gjejë burime alternative të energjisë për të pakësuar varësinë e tij nga importet ruse.
”Projektligji për përshpejtimin e projekteve të LNG-së në Gjermaninë Veriore u krijua nga Ministria e Ekonomisë, Mjedisit dhe e Drejtësisë dhe është dorëzuar për miratim nga departamenti”, tha kjo ministri.
Tashmë janë bërë planet për të ndërtuar terminale LNG në Stade, Vilhelmshaven dhe Brunsbutel.
Zyrtarët po kërkojnë përshpejtimin e projekteve duke pasur parasysh bombardimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës.
Akti i Përshpejtimit të LNG-së synon të kalojë nëpër të gjitha procedurat e miratimit dhe licencimit si dhe dhënien e kontratave publike dhe koncesioneve në mënyrë të konsiderueshme më shpejt se sa është e mundur në situatën aktuale ligjore dhe kështu të arrijë miratimet dhe integrimin e shpejtë të LNG në tregun gjerman.
Në mënyrë të veçantë, ligji do t’i lejojë autoritetet licencuese të pezullojnë përkohësisht disa kërkesa si vlerësimet e ndikimit në mjedis.
Ligji do të zbatohet për terminalet lundruese dhe të importit të LNG-së./ a.jor.



























