”Zonat bërthamore nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër”, theksoi ajo.
“Ky zhvillim është thellësisht shqetësues. Kemi deklaruar vazhdimisht se objektet bërthamore nuk duhet të sulmohen kurrë, pavarësisht kontekstit ose rrethanave, pasi kjo mund të dëmtojë njerëzit dhe mjedisin”, tha IAEA në takimin e Bordit të Guvernatorëve në Vjenë, seli e organit të OKB-së.
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se ishte “thelbësore të punohej drejt shpërshkallëzimit të situatës, pas sulmeve të Izraelit ndaj zonave ushtarake dhe bërthamore në Iran.
“Kjo është qartë një situatë që evoluon me shpejtësi. Dhe ky është një veprim i njëanshëm nga Izraeli”, tha Rutte gjatë një takimi me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Tani është thelbësore për shumë aleatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të punojnë drejt një shpërshkallëzimi të situatës”, theksoi ai./ a.jor.