”Sulmet ishin vetëm për vetëmbrojtje dhe në përgjigje të agresionit”, tha ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
“Nëse agresioni ndalet, edhe përgjigjja jonë do të marrë fund”, tha sot ai, në një takim të ambasadorëve të huaj në Teheran.
Araghchi shprehu gjithashtu keqardhje për anulimin e bisedimeve bërthamore të planifikuara të së dielës në Oman me Shtetet e Bashkuara.
“Sot duhet të kishim paraqitur propozimin tonë për një marrëveshje bërthamore me SHBA-në që mund të kishte hapur rrugën për një marrëveshje”, tha ai.
Uashingtoni dhe Teherani kanë negociuar për programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit për rreth dy muaj, me Omanin që luan një rol ndërmjetësues.
Por bisedimet janë penguar nga nisja e një ofensive ajrore gjithëpërfshirëse kundër Iranit nga Izraeli të premten, e ndjekur nga sulmet hakmarrëse të Teheranit.
Araghchi akuzoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për indiferencë, pas sulmit të paprecedentë izraelit ndaj vendit të tij.
Ai tha se ”sulmi izraelit u prit me indiferencë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”.
”Qeveritë perëndimore dënuan Iranin në vend të Izraelit, edhe pse ai ishte nën sulm”, tha ai./ a.jor