
“Të gjitha shenjat tregojnë se projekti ka filluar tashmë”, tha udhëheqësi britanik në një intervistë të transmetuar nga BBC.
”Një pushtim rus do të bëhej jo vetëm nga Lindja, por edhe nga Veriu, nga Bjellorusia për të rrethuar Kievin, ashtu siç tha Joe Biden”, theksoi ai.
“Njerëzit duhet të kuptojnë koston për sa i përket jetëve njerëzore që kjo mund të sjellë, jo vetëm për ukrainasit, por edhe për rusët”, vazhdoi Johnson.
Në konferencën e sigurisë në Mynih, të shtunën, kryeministri britanik u bëri thirrje perëndimorëve të bashkohen.
Ai gjithashtu vuri në dukje edhe një herë kërcënimin e sanksioneve ekonomike kundër Moskës, pasi Londra, e akuzuar shpesh se kishte mbyllur një sy ndaj fluksit të parave ruse në territorin e saj, ashpërsoi regjimin e sanksioneve./ a.jor.
























