– Ndryshimet klimatike dyfishojnë takimin me alergjitë sezonale: jo vetëm në pranverë, por gjithnjë e më shpesh edhe në vjeshtë për shkak të rilulëzimit të bimëve të ndryshme për shkak të klimës anormale të nxehtë.

 

Një fenomen që prek gjithnjë e më shumë dhe që tek fëmijët çon në një bashkëshoqërim shqetësues mes fillimit të alergjive në vjeshtë dhe rikthimit në shkollë që lehtëson qarkullimin e viruseve.

 

“Ngrohja globale dhe ndotja e ajrit po zgjasin dhe ndryshojnë sezonin e polenit, duke rritur kohëzgjatjen dhe intensitetin e tij, me një rritje të rasteve të alergjive respiratore. Prandaj sistemi shëndetësor duhet të jetë gati për të menaxhuar këto ndryshime, duke nxitur ndërgjegjësimin më të madh të pacientëve dhe garantimin e aksesit homogjen në kujdes në të gjithë territorin kombëtar”, deklaron Lorenzo Cecchi presidenti i Shoqatës së Imunologëve Territorialë dhe Spitalorë Italianë (Aaiito).

 

‘’Sidomos te fëmijët, alergjitë e vjeshtës mbivendosen me infeksione virale që lidhen me kthimin në shkollë, duke krijuar fotografi në të cilat është e vështirë të dallosh llojin e patologjisë”, nënvizon eksperti.

 

Në botë miliona njerëz vuajnë nga alergjitë respiratore dhe pritet që deri në vitin 2050, mbi 50% e popullsisë së botës të preket nga alergjitë.

 

Një çështje tjetër në qendër të vëmendjes është kalimi nga fëmijëria në moshën madhore, që paraqet një fazë kritike.ATSH-ANSA/