Çmimi i Madh i Abu Dabit do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 deri në vitin 2030.
Në njoftimin nga Formula 1 thuhet se me Çmimin e Madh të Abu Dabit, i cili ka hyrë në vitin 2009 në kalendarin e garave, është arritur një marrëveshje e re që do të vazhdojë deri në vitin 2030.
Kreu i Formula 1, Stefano Domenicali, theksoi se organizatorët bënë çdo vit një shfaqje të pabesueshme për garën e fundit të sezonit.
“Bashkuar me ndryshimet e bëra për të përmirësuar garat, ne jemi të emocionuar që do të jemi në pistën Yas Marina edhe në vitet në vijim”, tha Domenicali.
Pista Yas Marina të dielën do të jetë nikoqir i garës së 22-të dhe të fundit të sezonit./ /os/