Raundi 14 i sezonit me 58 xhiro do të mbahet në Parkun Ndërkombëtar të Stambollit në një pistë prej 5.3 kilometra të gjatë.
Raundi kualifikues do të fillojë në orën 12:00 sipas kohës së Evropës Qendrore të shtunën ndërsa gara do të fillojë në orën 10:10 sipas kohës së Evropës Qendrore të dielën pas dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Duke fituar nëntë gara këtë sezon, piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me 282 pikë dhe është në kërkim të titullit të shtatë të Formula 1 të karrierës së tij në Stamboll.
Mercedes tashmë fitoi kampionatin e konstruktorëve për të shtatën herë me radhë përpara Çmimit të Madh të Turqisë.
Dy miliardë njerëz
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu sot deklaroi se Formula 1 ishte e një rëndësie të madhe si në promovimin e vendit ashtu edhe të Stambollit.
“Gara transmetohet nga 250 transmetues. Kjo do të jetë një ngjarje që pritet të ndiqet nga rreth 2 miliardë njerëz”, tha Karaismailoglu për AA në një intervistë.
Renditja e pilotëve 2020:
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 282
- Valtteri Bottas (Finlandë): 197
- Max Verstappen (Holandë): 162
- Daniel Ricciardo (Australi): 95
- Charles Leclerc (Monako): 85
Renditja e konstruktorëve 2020:
- Mercedes: 479
- Red Bull-Honda: 226
- Renault: 135
- McLaren Renault: 134
- Racing Point: 134./ /os/