Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan të bashkisë Belsh. Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë ka përplasur një motor. Automjeti i tipit Volvo me targë AC600GJ ka goditur një mjet tip motor pa targë me drejtues shtetasin Arben Shehu, banues në fshatin Kajan.Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është transportuar me ambulancë në drejtim të Elbasanit pasi ka pësuar plagë të shumta nga aksidenti.
Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.