Thirrjes së Kryqit të Kuq, Dega Elbasan për dhurim vullnetar të gjakut i është përgjigjur  sërisht Bashkia Elbasan.

Nuk është hera e parë që personeli i bashkisë Elbasan,  bëhet i gjithë bashkë për të kontribuar dhe  ndihmuar të gjithë ata të cilët kanë nevojë për gjak, në veçanti fëmijët talasemikë.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja teksa poston foto nga çastet e dhurimit të gjakut, thekson se me të tilla akte ” ne  treguam se angazhimi qytetar nuk matet vetëm me fjalë, por me vepra konkrete.  Dhurimi i gjakut është akti më i thjeshtë dhe më i çmuar që mund të bëjë secili prej nesh për të shpëtuar jetë.”

Ky dhurim nga Bashkia Elbasan bëhet jo vetëm si dhuratë për fëmijët talasemikë, por edhe për t’u treguar se nuk janë vetëm.

Sakaq mjekët thonë se ka një rënie të personave të regjistruar me talasemi në vitet e fundit. Por ende nevojat për gjak nuk plotësohen. Secili prej nesh, mund të bëhet heroi i dikujt, duke dhuruar gjak.

Edlira XHERRI ELBASANINEWS.AL