Nga Edlira Xherri
Në ambientet e Bibliotekës Publike “Qemal Baholli” u zhvillua një mbrëmje letrare e mbushur me ndjenja, reflektime dhe dashuri për fjalën artistike. Autorja Meri Myftari Qosja prezantoi dy vëllimet e saj poetike, “Mos i thuaj lamtumirë botës” dhe “Fytyrat e kohës”, që u pritën me shumë emocion nga të pranishmit.
Platforma e promovimit u drejtua me finesë nga Elisa Janku, ndërsa kumtesat dhe recitimet poetike sollën në skenë zëra të njohur si Fatmir Musaj, Bardhul Toda, Beneta Dhimo, Hektor Çiftja, si dhe nxënësit Eglis Toska, Ajkuna Turhani, Klarisa Murati dhe Emi Qosja, të cilët përcollën me ndjeshmëri vargjet e poetes.
Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja e Naim Gjoshi, kompozitor i njohur në muzikën shqiptare, i cili ndau reflektime të çmuara mbi lidhjen midis artit, kohës dhe shpirtit krijues.
Një mbrëmje poetike që la pas aromën e fjalës, tingullin e muzikës dhe bukurinë e shpirtit njerëzor.



























