- Kombëtarja shqiptare nga mbërmja e sotme ka filluar grumbullimin zyrtarë për të përgatitur ndeshjen kaq të rëndësishme që do të luaj më 13 nëntor në Andorra përballë vendasve, takim në të cilin na duhet me doemos fitorja për të siguruar dhe zyrtarizuar ndoshta vendin e dytë në grup, por zyrtarizimi sigurisht lidhet me rezultastin e ndeshjes Angli-Serbi që luhet në të njëjtën ditë dhe orë në “Wembley”.
Kombëtarja kuqezi ndodhet në një qendër stërvitore pranë Gironës, ku është grumbulluar edhe në vitin 2021, në atë kohë nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja. Në Vall d’en Bas, një kompleks sportiv ku më parë kanë zhvilluar grumbullime edhe skuadrat ndër më të mëdhatë si Spanja, Brazili, Maroku, Franca deri tek Meksika apo Panamaja.

Ditën e hënë pritet që në këto ambiente, të mbërrijnë të gjithë lojtarët, ndërkoh atje tashmë ndodhet i gjithë stafi teknik me në krye trajnerin Sylvinho, nga dita e djeshme, për të përgatitur terrenin për lojtarët që kanë filluar të bashkohen me mbylljen e detyrimeve me klubet e tyre.

Përveç fushave të ndryshme me tapet natyral dhe artificial, ashtu siç është edhe fusha e stadiumit ku do të luhet ndeshja në Andorra, dhe deri tek palestra.

Gjithashtu në ambientet që po shfaqim të kësaj qendre gjenden edhe pishina apo zonat e krioterapisë, që janë metodat ndër më të rejat për relaksimin e lojtarëve që vijnë në këto dy ndeshje të fundit të Eliminatoreve të Botërorit me ngarkesa relastivisht të larta nga klubet respektive.

Top Channel



























