Interesi i fëmijvë për të njohur trashëgiminë kulturore po rikthehet çdo ditë e më shumë. Nxënësit e shkollës “Ali Agjah” në Elbasan, patën një përvojë të veçantë ku përmes një ekskursioni mësimor prekën nga afër monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka përcjellë pamje nga këta vizitor, duke theksuar se emocioni dhe kurioziteti që fëmijët provojnë përballë trashëgimisë sonë kulturore është një ogur i mirë se po rritet një brez që do ta çojë më tej misionin tonë në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.
” Kureshtja e brezave për trashëgiminë kulturore. Nxënësit e shkollës “Ali Agjah” patën një përvojë të veçantë ku përmes një ekskursioni mësimor prekën nga afër monumentet e trashëgimisë kulturore të Elbasanit.Agjencia e Kulturës dhe Turizmit nxiti fëmijët të diskutonin mbi vlerat dhe veçoritë e ndërtimit të tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj pasurie për të ardhmen -u shpreh Llatja.
Elbasaninews.al Edlira XHERRI