Enzo Fernandez , maestro i mesfushës së Chelseat, vazhdoi serinë e tij të nxehtë duke shënuar në fitoren 3-0 të Bluve ndaj Aston Villa në Stamford Bridge, ndërsa në duelin e fundit me Southampton u bë sërish protagonist me asist.

Forma mbresëlënëse e 23-vjeçarit, duke përfshirë pesë ndeshje radhazi me gol ose asistim, ka mahnitur tifozët si brenda dhe jashtë fushës.

Festa e Fernandez gjatë ndeshjes ka nxitur spekulimet për një romancë të re të mundshme. Argjentinasi ka madje ka filluar një festim të ri, duke i “rënë telefonit”, me tifozët që kanë qenë kureshtarë për kuptimin e tij.

Sipas The Mail, mbështetësit besojnë se festimi i Fernandez është një shenjë për reperen argjentinase Nicki Nicole, e njohur për këngën e saj hit Llamame (“Call Me”). Ndërkohë që as Fernandez dhe as Nicole nuk i kanë konfirmuar thashethemet, fansat kanë krijuar lidhje mes festës së futbollistit dhe hitit të reperes.

Raportet nga La Nacion sugjerojnë se Fernandez dhe Nicole fillimisht u takuan në një klub nate në Buenos Aires në fund të tetorit.

Jeta personale e Fernandez ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes së tij të fundit nga e dashura e fëmijërisë Valentina Cervantes, me të cilën ai ka dy fëmijë, Olivia dhe Benjamin. Ndarja e tyre thuhet se ndodhi në fund të tetorit, rreth kohës kur Fernandez dhe Nicole u takuan për herë të parë.

FOTO GALERI
1/12

Enzo Fernandez dhe ish-partnerja e tij, Valentina Cervantes

Top Channel