Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja  ka ndarë pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza e dytë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i bashkisë  shkruan se po punohet me ritme, ndërsa shton se janë përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotëve, ndërkohë që vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.

” Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza 2, ku po punohet me ritme të shpejta. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari-shkuan Llatja.

Elbasaninews.al Edlira XHERRI