Tashmë anija ushtarake italiane “Libra” ka përfunduar rrugëtimit të saj, duke sjellë në brigjet Shëngjin emigrantët e parë nga Italia.
Anija, me 16 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar. Më pas është ankoruar në portin e Shëngjinit.
“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.
Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.
Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.
“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, sipas Policisë së Shtetit.tch