/ATSH-ANSA/ – Franca dhe e gjithë bota po mban zi për vdekjen e Jean-Paul Belmondo, gjigantit të kinemasë, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
“Ai do të mbetet përgjithmonë ‘I shkëlqyeri”, shkroi presidenti francez Emmanuel Macron, në Twitter për zhdukjen e këtij ”përbindëshi” të shenjtë të kinemasë franceze.
“Belmondo ishte një trashëgimi kombëtare, plot të qeshura, tone të forta dhe fizik të paparë, hero dhe figurë e njohur, i palodhur dhe magjistar i fjalës”, shtoi presidenti.
”Belmondo ka shënuar kulturën tonë popullore, trashëgiminë tonë, me talentin dhe gjallërinë e tij me atë sens humori legjendar”, shtoi presidenti i Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand.
”Të gjithë e mbajmë mend atë për buzëqeshjen dhe karizmën”, shtoi tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Belmondo bëri 80 filma.
Lajmi për vdekjen e tij mbërriti pikërisht në ditët e Festivalit të Filmit në Venecia, i cili në vitin 2016 i dha atij çmimin ”Luani i Artë për Arritje në Karrierë”./ a.jor.



























