epa09893178 Demonstrators march with a sign that reads 'Best to have a vote that stinks than a vote that kills' during a protest voicing opposition and anger towards both remaining presidential candidates in the run-off second round of the French Presidential election, in Paris, France, 16 April 2022. The second round of the French presidential election will take place on 24 April 2022 with Incumbent French President and candidate for re-election Emmanuel Macron running in a face-off against far-right Rassemblement National party candidate Marine Le Pen. EPA/IAN LANGSDON

PARIS, 17 prill /ATSH-ANSA/ – “Më mirë një votë që kundërmon se sa një votë që vret”.

Me këtë slogan, dhjetëra mijëra protestues, shumë prej tyre mbështetës jo të hapur të presidentit Emmanuel Macron, dolën në rrugët e Parisit dhe në pjesë të tjera të Francës për t’i thënë ”jo” së djathtës ekstreme, tetë ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që e sheh presidentin në largim në balotazh kundër Marine Le Pen.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, 13 600 persona u mobilizuan në më shumë se 50 protesta në rajone të ndryshme të Francës dhe 9 200 në Paris, ndërsa organizatorët pretendojnë rreth 40 000 pjesëmarrës në Paris dhe 150 000 në të gjithë Francën.

Në Rennes pati incidente midis protestuesve të ekstremit të majtë dhe policisë gjatë protestës. Një e tillë kundër racizmit dhe fashizmit u zhvillua pa incidente në një zonë tjetër të qytetit.

Përleshje shpërthyen edhe në Paris në fund të protestës mes policisë dhe të paktën 100 personave./ a.jor.