PARIS, 24 prill /ATSH-DPA/- Qendrat e votimit do të jenë të hapura sot në kontinentin e Francës, ku 48.7 milionë qytetarë do të votojnë në balotazhin mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe rivales së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Macron hyn në garë me një epërsi midis 55 dhe 56.5% në shumicën e sondazheve.
Votimi është caktuar të përfundojë në orën 19:00, megjithëse disa votime janë kryer të shtunën në territoret jashtë shtetit të Francës për shkak të ndryshimeve në kohën standarde. //a.i/



























