Ai u ndje keq ndërsa ngjitej shkallëve për në katin e tretë të stadiumit “San Siro”, mori menjëherë ndihmë mjekësore dhe u dërgua me urgjencë në spital
Një tifoz u sëmur para fillimit të ndeshjes së Serie A mes Milanit dhe Veronës. Rreth mesditës, ai pësoi një atak kardiak ndërsa ngjitej shkallëve për në katin e tretë të stadiumit San Siro. Ai është aktualisht në gjendje kritike. Një ambulancë mbërriti menjëherë dhe i sëmuri u stabilizua përpara se të dërgohej në spital.
Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe më parë në San Siro. Vitin e kaluar, gjatë ndeshjes së Interit kundër Udineses, një tifoz u sëmur dhe loja u ndërpre për gjashtë minuta. Ishte 19 dhjetori 2024. Edhe atëherë, tifozi u stabilizua përpara se të merrej me ambulancë. Në janar 2010, një tifoz vdiq nga një sëmundje e papritur gjatë derbit Milan-Inter. Ai u rrëzua në pjesën e parë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por në fund, çdo kujdes dhe trajtim mjekësor rezultoi i kotë.
Top Channel



























