Stëbleva prodhon çdo vit 8-10 mijë ton patate.
Fshati njihet për prodhimin e saj cilësor, më i kërkuari në treg, por fermerët janë të pakënaqur me çmimin e shitjes i cili, sipas tyre nuk mbulon shpenzimet.
Në jo pak raste prodhimi importit tregtohet si patate Stëbleve duke dëmtuar prodhimin vendas. Nisur nga ky fakt Bashkia e Librazhdit ka certifikuar dhe etiketuar pataten.
Tashmë në treg prodhimi që nxirrte kaq shumë mund nga këta fermerë do të ketë etiketën e tij ‘made in Stëbleva.’
Top Channel



























