Screenshot

Fshatrat e Prrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës. Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të zonës, neglizhenca e autoriteteve ka çuar në shpopullimin e e fshatrave Stranik dhe Pojanik duke lënë pas vetëm të moshuarit, të cilët përballen me vështirësi të mëdha.

 

Si pasojë e largimit të popullsisë edhe shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit e mbetur u duhet të shkollohen në institucionet larg vendbanimit te tyre.

 

Sot jo vetëm në Prrenjas shumë fshatra janë braktisur, shkollat janë mbyllur dhe dimrat e ashpër izolojnë banorët e mbetur