99 700 euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, ndërsa është arrestuar shoferi i autobusit të linjës Bari-Durrës për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Dyshohet se Elson Rrodhe kishte fshehur shumën e eurove në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e paligjshmërive dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Entry”.tch