Funari po kthehet ne një destinacion shume te rendesishem turistik, jo vetëm për elbasanasit, por për mbarë vendin dhe më gjerë. Në këtë zonë të pikturuar nga natyra po kryhet një tjetër investim në infrastrukturë, rehabilitimi i plotë i rrugës që lidh fshatin Letan me Njësinë Administrative Funar. Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri dhe kryetaren e Këshillit të Qakut, Ermira Urupi, dhanë edhe lajmin e mirë, se punimet perfundojnë shume shpejt duke shkurtuar ndjeshem kohen e udhetimit deri ne Funar.
Riasfaltimi i rrugës kryesore nga Letani në Njësinë Administrative Funar u bë i mundur falë një projekti që bashkia e Elbasanit ndërmori ne bashkepunim me Këshillin e Qarkut Elbasan.
Sakaq bashkia Elbasan po vijon me projektin e ri që ka për rrugën e re të Funarit, ku bëhet fjalë për të lidhur Funarin me fshatinTobaj i cili i shërben turizmit dhe afrimit me Tiranën dhe aksin kryesor Tiranë – Elbasan. Duke qenë deshmitar i kësaj rruge më herët, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, e quajti këtë projekt prioritar.
Në Funar ka marrë jetë projekti “Funari Adventure Park” me pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve që do t’i japë padyshim zhvillimin e shumëpritur një prej perlave turistike të Elbasanit. E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën. Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit. Edlira Xherri Elbasaninews.al




























