Midis Tiranës dhe Elbasanit ekziston një perlë turistike. Bëhet fjalë për Funarin ku gjelbërimi i pyjeve ndërthuret me ngjyrën e pazakontë të liqeneve që ndodhen në këtë fshat.
Kjo perlë turistike thuajse e pashkelur, ndodhet vetëm 20kilometra larg qytetit të Elbasanit. Funari ka nën administrimin e tij 17 fshatra dhe rrethohet nga 7 male dhe përshkohet nga tre përrenj, Zaranika, Kusha dhe Zalli i Korrës.
Me pyje të dendura dhe liqene, Funari është një oaz i fshehur në Elbasan. Për shkak të natyrës së tij të mrekullueshme, ajërit të pastër dhe peisazhit që ky vend ofron, Elbasaninews.al ka dashur ta sjellë në vëmendje duke ua sjellë si një destinacion turistik qe nuk duhet humbur.
Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.
Diten e sotme ne vemëndje këtë pikë turistike e ka sjell edhe Damian Gjiknuri i cili e cilëson perle që nuk duhet lënë pa vizituar.
#beautifulalbania??☀️
Liqenet i Funarit në Elbasan? janë një prej perlave natyrore, kthyer në destinacion të preferuar për vizitorët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit, që nuk duhen lënë pa u vizituar.
Edlira XHERRI





























