Bashkia Peqin do te kete Keshillin Rinor fale Fondacionit Joscelyn, i cili ka nisur zbatimin e projektit “Fuqizimi i këshillit Rinor Peqin” i mbeshtetur nga Leviz Albania. Në organizimin e bërë për prezantimin e këtij projekti, strukturat e pushtetit vendor dhe arsimor u njohen nga afer me kete iniciative dhe shprehen vleresimet e tyre per kete projekt si nje domosdoshmeri per te rinjte e Peqinit. Drejtori i programeve në Fondacionit Joscelyn, Sajmir Bakalli, në mënyrë të detajuar, veç falenderimeve për gadishmërinë e treguar në zbatimin e këtij projekti, theksoi se janë të rinjtë ata që përfitojnë dhe nëpërmjet tyre edhe komuniteti.
Ky projekt është pritur mirë edhe nga Kryetari i Bashkise Peqin, Z.Lorenc Tosku, i cili ka marre zotimin per ta njohur kete keshill dhe per te funksionuar prane Bashkise si nje strukture vullnetare, e cila do te sjelle zerin e te rinjve prane Bashkise. Sakaq, edhe drejtoresha e Zyrës Vendore te Arsimit ne Peqin, Flutura Nuka, ka vënë theksin tek ngritja e këtij këshilli rinor dhe funksionimin e këtij këshilli.
Por a ka pasur më herët një këshill rinor dhe a ka funksionuar në këtë bashki?
Ngritja e keshillave rinor ne cdo bashki eshte e percaktuar tashme edhe me ligj, por jo cdo Bashki mund te kete kapacitetet per t’i ngritur ato sipas cdo kriteri. Ndihmesa qe organizatat e shoqerise civile japin per pushtetin vendor eshte nje suport i madh dhe tashme Fondacioni Joscelyn eshte prezent prej shume vitesh ne qarkun e Elbasanit.




























