Eshte mbyllur me sukses kampionati i vajzave per grupmoshen U-13 me zonen e Elbasanit ku ne fund kampione u shpall për të tretin vit radhazi skuadra e AFF Elbasani. Nje kampionat i bukur dhe me grinte sportive nga ekipet pjesemarrese dhe vajzat, te cilat nga fillimi i gares dhe deri ne mbyllje te saj treguan pasionin e tyre per sportin e bukur te futbollit. Në mbyllje të aktivitetit skuadrës kampione iu akordua edhe trofeu nga sekretari i SHRF Elbasan, Sadi Salla, i cili uroi fitueset dhe gjithe ekipet pjesemarrese. Për trajnerin Ilirjan Hoxha, fitimi i këtij trofeu tregon për punën që është bërë vazhdimisht me këto vajza. Emocionet i ka më të mëdha ajo që ngriti trofeun si kapitene e skuadrës, Sanja Isufi, e cila është e kënaqur me arritjet përgjatë këtyre viteve. Prej disa sezonesh, ekipi i AFF Elbasani është duke dominuar në futbollin në këtë qark, duke dërguar vazhdimisht edhe futbolliste që janë pjesë e skuadrave të ekipeve kombëtare.