ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Punës ka intensifikuar kontrollet në vendet e punës dhe në subjekte të ndryshme gjatë muajit qershor, me qëllim garantimin e kushteve të punës dhe respektimin e legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas të dhënave zyrtare, janë inspektuar gjithsej 16 449 vende pune dhe 772 subjekte, ndërsa 175 prej inspektimeve kanë qenë me karakter këshillues.
Gjatë këtij procesi janë ndërmarrë 401 masa administrative, si dhe janë trajtuar 84 ankesa të mbërritura nga qytetarë apo subjekte të ndryshme.
Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, Inspektoriati ka vijuar me inspektimet në të gjithë territorin e vendit.
Kontrollet kanë përfshirë gjithashtu vendosjen e masave administrative në përputhje me shkeljet e konstatuara, si dhe caktimin e detyrave konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në vendin e punës. /j.p/