Tashmë është zyrtare! Puna për Avatar 3 ka nisur dhe regjisori James Cameron njoftoi titullin e filmit të ri të sagës aq të dashur për publikun

Ai do të quhet “Fire and Ash” -Zjarr dhe hi.

Cameron bëri një paraqitje të papritur në një ceremoni të organizuar prej gjigantit Disney në Kaliforni, dhe ka qenë me yjet e filmit, Zoe Saldana dhe Sam Worthington, ku përcolli edhe disa detaje të filmit, që premierën pritet ta ketë 19 dhjetor 2025

“Ky film është krijuar me një koncept të ri që ngacmon imagjinatën, dhe që do të ketë personazhe në qiell dhe të rrethuar prej zjarrit. Do të ketë dhe një personazh të ri, të cilin publiku do të dëshirojë ta urrejë. Do të shihni më shumë planetin, diçka që nuk keni parë kurrë më pare”, u shpreh regjisori James Cameron.

Filmi i zhanrit fantashkencë vjen pas Avatarit të vitit 2009 dhe filmit pasues “Avatar: The Way Of Water”, të shfaqur më 2022. “Filmi i ri nuk është ai që prisni, por është padyshim ai që ju duhet”, është shprehur Cameron.

Top Channel