“Miëmëngjes dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për ambientet komode, gati për të pritur nxënësit në Tiranë, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh kryeministri Rama.
Përveç shkollave ekzistuese, të cilat janë sistemuar dhe janë rifreskuar në mjediset shkollore, këtë vit të ri shkollor do të hapen 10 shkolla të reja pranë qendrës së Tiranës dhe në zonat periferike, për t’u ardhur në ndihmë familjeve që të mos i dërgojnë larg fëmijët për t’u shkolluar.
Disa shkolla janë në qytet, si shkollat e reja te “Don Bosko”, “Hasan Vogli”, “Qazim Turdiu”.
Po ashtu, edhe disa shkolla në zona rurale janë bërë më të mëdha. Janë disa shkolla fantastike në Petrelë, disa shkolla në Pezë, në Pezë-Helmës, në Pezë të Madhe dhe në Pezë të Vogël. Rehabilitimi i këtyre shkollave në periferi ul fluksin në Tiranë. /j.p/



























