Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një komunikimi në rrjete sociale me ndjekësit, teksa i ka uruar atyre një javë të mbarë, ka bërë me dije se qeveria është gati për politika të reja mbështetëse për qytetarët.

Kreu i vendit tha se do të ketë përmirësim të pagës minimale dhe pagave për kategoritë e veçanta si dhe pako për pensionistët.

Ai bëri me dije se do të ketë gjithashtu edhe një rindarje të taksës mbi transportuesit e energjisë dhe së shpejti këto vendime do të diskutohen në qeveri e do të bëhen publike për qytetarët.“Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time sidomos me financat, për disa politika të reja mbështetëse duke nisur nga paga minimale tek pagat për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve ushtarakëve e policëve, tek pakoja e madhe e pensionistëve nga rindarja e taksës mbi transportuesit e mëdhenj të energjisë siç kemi premtuar. Kjo pako ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit. Vihet re edhe një rritje e kënaqshme e konsumit por duhet punë akoma pa diskutim, duke filluar nga ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat sidomos ato në prodhim që do të paguhen me doemos , Së shpejti do i diskutojmë në qeveri këto politika e më pas do ju vëmë në dije këto politika që e thellojë më shumë qëllimin e kësaj qeverie , që është e shumicës dhe jo e disave.“- tha Kryeministri Rama.

Top Channel