Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë.

Është fjala për rrugën që lidh Beratin me Fierin e cila tashmë është gati në të 48 kilometrat e saj.

Ky është një aks rajonal i shumëkërkuar prej vitesh. Ai lehtëson qarkullimin dhe u vjen në ndihmë banorëve për daljen më shpejt në me prodhimet e tyre bujqësore të zonës Berat, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit.

Kjo rrugë është një arterie e rëndësishme jo vetëm për bashkinë e Berati dhe Fieri, por edhe lidhjen e qarkut të Beratit me jugun e Shqipërisë. / rtsh.al /