Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Mësohet se viktima është gjetur në lagjen “5 Maji” të qytetit. Identiteti i tij dhe shkaku i vdekjes nuk dihen ende, ndërsa Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Njoftimi zyrtar nga Policia e Elbasanit për rastin.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.