Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Top Channel