Sipas Lauterbach, ”masat e marra për periudhën e festive do të prodhojnë efektet e tyre, por ne nuk përjashtojmë asgjë. Nëse me të vërtetë numri i rasteve duhej të pasonte në një një bllokim, nuk do ta kursenim atë”.

Dje në samitin e landeve gjermane u vendos për reduktimin e kontaktet në maksimum të personave duke filluar nga 28 dhjetori, përveç mbylljes për publikun të stadiumeve, të ngjarjeve sportive dhe të diskotekave.

Gjermania aktualisht po përjeton një ngadalësim të valës së shkaktuar nga varianti Delta, ku me frikë të madhe tashmë shihet përhapja e Omicron, e cila mund ta kthejë situatën shëndetësore në kaos.

Instituti ”Robert Koch” bëri thirrje dje për masa më drastike./  /os/