/ATSH-ANSA/ – Në rrugëtimin drejt mbrojtjes së klimës, industria e automobilave nuk është vetëm një pjesë e problemit, por mund të jetë pjesa qendrore e zgjidhjes së problemit, deklaroi kancelaria gjermane Angela Merkel duke folur në ekspozitën e automobilave në Mynih.
Merkel theksoi se ”Evropa do të duhet të koordinohet për garantimin e sigurisë në vendin e punës”, drejt vendeve ”që kanë rregulla më pak të rrepta klimatike”.
Kancelarja kujtoi se aktualisht ka një milion makina elektrike në qarkullim në Gjermani dhe se elektrolëvizshmëria është shndërruar në trend.
“Të gjithë prodhuesit kanë planifikuar automjete elektrike dhe nuk ishte kështu dy vjet më parë”, shtoi ajo.
Në Gjermani deri tani ka vetëm 46 000 stacione për karikimin e makinave elektrike, gjysma e të cilave furnizohen nga qymyri, gazi dhe energjia atomike./ /os/



























