Shkurtohet pritja për leje pune, lehtësohet ndryshimi i statusit, ashpërsohen dënimet për kontrabandistët.
Sipas projekt-amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung. Ata marrin të ashtuquajturin Ausbildungsduldung ose Beschäftigungsduldung, (që i mbron nga dëbimi). Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane vitin e kaluar akses në këtë ndryshim statusi kishin personat që kishin ardhur si refugjatë para 31 gushtit 2018. Parakusht për këtë është qe te kesh qëndruar ne Gjermani prej pesë vitesh.
Hebestrit duke folur në konferencën shtypit të qeverisë gjermane.
Steffen Hebestreit, zëdhënësi i qeverisë gjermaneFotografi: Abdulhamid Hosbas/AA/picture alliance
Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.tch



























