Një gjigand farmaceutik me bazën në Britani AstraZeneca, kërkon që ilaçi që kuron kancerin e gjakut, Calquence, të futet në prova të mëtejshme pasi po tregon përfitime në pacientët e infektuar me koronavirus në kujdesin intesiv.
Ilaçi i leuçemisë mendohet se shtyp virusin dhe e parandalon atë të shkatërrojë mushkëritë. Do fillojnë prova klinike tek 400 pacientë.
Calquence, e cila jepet vetëm me recetë, iu dha një numri të vogël të pacientëve COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm Ëalter Reed në Uashington.
AstraZeneca, me seli në Kembrixh, tha se përfitimi klinik është vërejtur te pacientët e zgjedhur me sëmundje të përparuar të mushkërive.
Jose Baselga, kreu i kërkimit dhe zhvillimit të onkologjisë në AstraZeneca, tha se kompania mori të dhëna të hershme në lidhje me pacientët me koronavirus që shërohen pasi iu dha ilaçi javën e kaluar.
Firma tha se prodhimi i këtij ilaçi mund të përshpejtohej dhe testi përfundoi deri në fund të këtij muaji.
/Ora News.tv/