Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka dhenë lajmin e shumpritur të një tjetër ëndërre që po bëhet realitet në zemër të Elbasanit!
Kryebashkiaku thekson se gjimnazi “Dhaskal Todri”, një nga simbolet më të dashura të dijes në qytetin  e Elbasanit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor që do ta kthejë në një institucion modern dhe dinjitoz për qindra nxënës.
Ky investim i shumëpritur do të sjellë ndryshime rrënjësore për 607 nxënës që do të mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore, si dhe për 42 mësues që çdo ditë kontribuojnë me përkushtim në edukimin e brezave të rinj.
Rikonstruksioni total do të përfshijë ndërhyrje të thelluara në të gjithë strukturën e shkollës, duke garantuar siguri, komoditet dhe standarde moderne për një mjedis të denjë arsimor.
Pas dekadash historie, kujtimesh dhe përpjekjesh, po ndërtojmë një hapësirë të re — të sigurt, funksionale dhe frymëzuese — aty ku formohen mendjet që do të udhëheqin të ardhmen. Sepse aty ku ka dije, ka zhvillim-shprehet kryebashkiaku Llatja.